Saturday, 17. October 2026
Futboll

Drejtuesit e Milanit piketojnë lojtarin ideal për mbrojtjen e Amorim, luan të rivalët dhe kushton 35 milionë euro

GS 17/10/2026 1 Min. Lesezeit

Ashtu siç edhe pritej, Ruben Amorim po përdor te Milan formacionin e tij klasik 3-4-2-1, ku mbrojtësit anësorë luajnë një rol kyç. Klubi kuqezi është tashmë në kërkim të lojtarëve që mund t’u përshtaten kërkesave të trajnerit portugez, duke vlerësuar profile që shërbejnë si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen.

Eksperti i merkatos, Ekrem Konur, zbulon se drejtuesit e Milanit kanë piketuar mbrojtësin e majtë të Atalantës, Lorenzo Bernasconi, si profilin ideal për sistemin që përdor Amorim.

Kjo nuk është hera e parë që mbrojtësi anësor italian i Atalantës lidhet me “kuqezinjtë”, pasi ata e kanë ndjekur atë prej muajsh. 22-vjeçari është nën kontratë me klubin bergamask deri në vitin 2030. Largimi i tij nga Atalanta nuk do të jetë aspak i lehtë. Klubi bergamask ka lënë të kuptohet se nuk do ta lejojë largimin e Bernasconi për më pak se 35 milionë euro.

Teilen: