Saturday, 17. October 2026
Futboll

Inter i prish planet Atletico-s, zikaltrit zgjedhin një argjentinas për portën

GS 17/10/2026 2 Min. Lesezeit

Problemi më i madh që ka pasur Inter këtë sezon deri tani është numri i madh i golave që ka pësuar dhe përgjegjesia kryesore bie mbi portierin Josep Martinez. Spanjolli në sezonin e tij të parë si titulalr me fanellën e Interit, pasi gjithmonë ka qenë numri dy, nuk po bind aspak.

Në këtë situatë, drejtuesit e Interit e shohin zgjidhjen te ndërhyrja në merkato. Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit zikaltër kanë piketuar portierin e River Plate.

Vlera e Santiago Beltran është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Ai ka siguruar vendin e titullarit te River Plate dhe, qershorin e kaluar, debutoi me kombëtaren argjentinase, duke u konsideruar si portieri për ciklin e ardhshëm të “Albiceleste”-s, ndoshta si pasuesi i Dibu Martinez. Një avantazh i madh për çdo ekip të interesuar për kartonin e tij është se kontrata e 22-vjeçarit skadon në dhjetor të vitit 2027, çka do të thotë se ai mund të jetë i disponueshëm si në merkaton e janarit, ashtu edhe atë të verës së ardhshme.

Problemi më i madh për Interin në këtë rast është se për Beltran interesohet seriozisht edhe Atletico Madrid. “Colchoneros” e shohin argjentinasin si pasuesin ideal të Jan Oblak.

Teilen: