Pas fitores spektakolare 2-4 në mesjavë në Champions League ndaj Manchester City, PSG ka marrë fitoren e katërt rresht në Ligue 1-. Kampionët në fuqi fituan 1-2 në transfertën ndaj Strasbourg, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të.
Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 17-të me Giovanni Reyna, goditja e të vilit falë edhe një devijimi të Lucas Hernandez përfundoi në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Strasbourg.
PSG u zgjua në 15 minutat e fundit të pjesës së dytë. Në minutën e 72-të, Ousmane Dembele gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 77-të, Ilya Zabarnyi barazon shifrat 1-1, pas asistit të Dembele.
Në minutën e 85-të, Dembele kalon PSG-në në avantazh me një goditje të fortë brenda zonës. Në minutat shtesë, Desire Doue vulos fitoren 1-3 për PSG-në, e cila pas kësaj fitoreje barazon Monaco në krye me nga 14 pikë. Klubi nga Principata ende nuk ka luajtur për këtë javë.