Thursday, 22. October 2026
Futboll

“Paqe” në “Allianz Arena”. Inter vuan shumë, por merr 3 pikët e para. Real M bën detyrën ndaj Leipzig (video)

GS 21/10/2026 2 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar ndeshjet e natës së sotme në Champions League, të vlefshme për javën e tretë në fazën e grupeve. Bayern Munich fitoi 2-1 ndaj Arsenal, në sfidën e luajtur në “Allianz Arena”. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 25-të, ku Eberechi Eze mposhti me një goditje me të djathtën brenda zonës Manuel Neuer, pas një super asisti të Martin Odegaard. U desh edhe konfirmimi i VAR për të quajtur të rregullt golin, pasi ishte në kufijtë e pozicionit jashtë loje.

Në minutën e 35-të, Alphonso Davies barazon shifrat 1-1, pas një asisti maestral të Harry Kane. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 61-të, Harry Kane tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me orë brenda zonës nga Jurrien Timber. Në minutën e 82-të, Declan Rice shënon golin e barazimit për Arsenalin.

Real Madrid fitoi 4-1 ndaj Leipzig në “Santiago Bernabeu”. Golat për madrilenët u shënuan nga Bernardo Silva në fund të pjesës së parë, nga Arda Guler në minutën e 52-të, Kylian Mbappe në minutën e 83-të dhe Yan Diomande në minutën e 87-të. Tidaim Gomis shënoi golin e nderit për Leipzig, në minutën e 85-të.

Inter mori fitoren e aprë për këtë sezon, pasi mundi 1-0 në shtëpi Shakhtar Donetsk, falë golit të Carlos Agusto në minutën e 77-të. Nga minuta e 68-të, zikaltrit luajtën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Alessandro Bastoni.

Në sfidat e tjera, Sporting Lisbon u mposht në shtëpi 2-3 nga LASK. Aston Villa fitoi në shtëpi 3-1 ndaj Viking. Club Brugge fitoi 3-0 ndaj Lens, Betis 1-0 ndaj Feyenoord.

SHIKOGOLAT

Teilen: