Monday, 2. November 2026
Futboll

Pioli analizon Milanin: Ka katër ose pesë lojtarë të klasit të lartë, ky më kujton “faktorin Leao”

GS 02/11/2026 1 Min. Lesezeit

Ish-trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, beson se Milani aktualisht ka “katër ose pesë” lojtarë të klasit të lartë si dhe ylli i transferuar verën e fundit, Diego Moreira, i kujton atij, “faktorin Leao”.

“E pashë Diego Moreira kundër Sassuolo-s dhe më bëri përshtypje. Ai ka diçka që të kujton “faktorin Leao”. Duhet të gjesh vendin e duhur për të.

Luka Modric mbetet një lojtar i rëndësishëm, ndërsa edhe Goncalo Ramos po bën një punë të shkëlqyer për ekipin. Mike Maignan është më i miri në kuptimin absolut: mënyra se si përfshihet në lojë dhe pritjet që bën.

Pastaj janë Rabiot, Pavloviç, i cili është një mbrojtës i klasit të lartë, si dhe De Winter, i cili gjithashtu po rritet. Nuk mund të lëmë pa përmendur as Pulisic”, tha Pioli.

Teilen: