Saturday, 7. November 2026
Sport

Vlorë- Dyshohet se u helmuan nga ushqimi, disa fëmijë të kopshtit nr. 10 marrin mjekim në spital

GS 07/11/2026 1 Min. Lesezeit

Disa fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë janë paraqitur në spital me simptoma si dhimbje barku dhe të vjella, ndërsa dyshohet se problemet shëndetësore mund të jenë shkaktuar për shkak të helmimit nga ushqimi i konsumuar.

Rastet janë raportuar që prej mbrëmjes së kaluar, kur prindërit kanë njoftuar se janë detyruar të dërgojnë fëmijët e tyre të mitur në spital për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Sipas të dhënave nga spitali, pesë prej fëmijëve vijojnë të jenë të shtruar që prej ditës së djeshme, ndërsa pjesa tjetër janë larguar pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka marrë mostrat përkatëse, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e problemeve shëndetësore.

/rtsh.al/

Teilen: