Sunday, 15. November 2026
Sport

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

GS 07/11/2026 1 Min. Lesezeit

Gjilani triumfon në një ndeshje spektakolare ndaj Malishevës, duke fituar me rezultat 3-2 dhe duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Skuadra gjilanase e siguroi fitoren falë dy golave të Bllacës dhe një tjetri të Tolajt, ndërsa për mysafirët realizuan Nafiu dhe Ibishi.

Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në pozitën e katërt me 22 pikë, ndërsa Malisheva mbetet në vendin e dytë me 27 pikë.

Për skuadrën e Malishevës kjo ishte humbja e dytë në kampionat.

Teilen: