Granit Xhaka do të mungojë në grumbullimin e radhës të Kombëtares së Zvicrës për shkak të një lëndimi në pulpë, të cilin e pësoi para ndeshjes së Sunderlandit ndaj Chelseat të dielën.
Mesfushori shqiptar u detyrua të heqë dorë nga paraqitja në këtë takim pasi ndjeu dhimbje gjatë nxehjes para ndeshjes. Ai iu nënshtrua një rezonance magnetike të hënën në mëngjes, ndërsa pak pas mesditës Federata Zvicerane e Futbollit konfirmoi mungesën e tij.
“Granit Xhaka do ta humbasë grumbullimin e Kombëtares për shkak të një lëndimi në pulpë”, thuhej në njoftimin e federatës.
Kështu, rikthimi i Xhakës në fushë nuk do të ndodhë as gjatë këtij muaji, pasi ai kishte munguar edhe në grumbullimin e tetorit për shkak të situatës me vaksinën e falsifikuar të COVID-19.
Zvicra vendos përfundimisht për Granit Xhakën për ndeshjet e nëntorit
Përveç Xhakës, Zvicra do të jetë pa një tjetër futbollist që po kalon formë të shkëlqyer, Miro Muheim, i cili gjithashtu është detyruar të tërhiqet nga grumbullimi për shkak të problemeve muskulore.
Mbrojtësi i Hamburgut kishte shkëlqyer të premten në fitoren 3-1 ndaj Borussia Monchengladbachut, duke realizuar një gol spektakolar nga rreth 30 metra, me një goditje që arriti shpejtësinë prej 130 kilometrash në orë.
Në vend të tij, përzgjedhësi Murat Yakin ka ftuar mbrojtësin e Young Boysit, Isaac Schmidt.
Ndërkohë, Zvicra këtë muaj do të përballet me Slloveninë dhe Skocinë.