Wednesday, 11. November 2026
Sport

E mposhti Liverpoolin, Dirk Kuyt merr vendimin e papritur nga Fenerbahçe

GS 11/11/2026 1 Min. Lesezeit

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, holandezi ka falënderuar presidentin e klubit, futbollistët, stafin teknik dhe tifozët për muajt e kaluar në Stamboll.

Kuyt ka veçuar si një prej arritjeve më të rëndësishme kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pas 18 vjetësh mungesë, si dhe fitoren ndaj Liverpoolit në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Ai kishte marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës si trajner i parë, ndërsa këtë periudhë e ka cilësuar si një përvojë të paharrueshme.

Holandezi gjithashtu i ka uruar suksese trajnerit të ri, Emre Belözoğlu, duke theksuar se e respekton plotësisht vendimin e tij për të ndërtuar stafin sipas bindjeve të veta.

Në fund, Kuyt ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në të ardhmen, me mesazhin: “Ky nuk është lamtumirë, por vetëm deri në takimin e radhës”.

Teilen: