Wednesday, 11. November 2026
Sport

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, shoqërohen në polici

GS 11/11/2026 1 Min. Lesezeit

Një konflikt fizik mes tre të rinjve është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 10:35, shtetasit E. Ll., 28 vjeç, dhe D. Ll., 28 vjeç, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me një 25-vjeçar, të identifikuar me inicialet M. B. Të tre personat janë banues në Vlorë, ndërsa konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle fizike ndaj personave të përfshirë, si dhe në automjetet e tyre. Gjatë kontrolleve nuk janë gjetur mjete prerëse apo sende të tjera të kundërligjshme.

Të tre të rinjtë janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

/rtsh.al/

Teilen: