Izraeli pritet ta ketë një mungesë të rëndësishme për duelin kundër Kosovës, që luhet të shtunën nga ora 15:00 në Prishtinë dhe i takon Ligës së Kombeve.
Mediumet në Izrael kanë raportuar se mbrojtësi i krahut të majtë, Roy Revivo që është titullar, nuk pritet të luajë në këtë përballje që i takon Grupit B3.
Revivo thuhet se ka pësuar një lëndim muskulor dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen me Kosovën, duke u bërë mungesa e dytë te Izraeli për këtë duel.
Po ashtu, Izraeli ndaj Kosovës nuk pritet ta ketë në dispozicion sulmuesin Manor Solomon, i cili ka dhimbje në shpinë dhe sipas të gjitha gjasave do të pushojë.
Ndeshja e parë mes Izraelit dhe Kosovës, e luajtur muajin e shkuar në Hungari ka përfunduar pa gola.