Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes për dy grupet e para në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Në Bruksel, pjesa e parë mes Belgjikës dhe Italisë është mbyllur 3-1 për vendasit.
“Axurrët” kaluan të parët në avantazh në minutën e 11-të, me golin e shënuar nga Francesco Pio Esposito, pas asistit të Michael Kayode. Reagimi i belgëve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat në minutën e 15-të, me golin e shënuar nga Maxim De Cuyper, pas një aksioni të gjatë.
Në minutën e 21-të, Nathan Ngoy shënoi golin e dytë për belgët pas një aksioni të nisur nga goditja e këndit dhe pas një rrëmuje në zonë. Jeremy Doku shënoi golin e tretë në minutën e 26-të. SHIKOGOLAT
Në sfidën tjetër të këtij grupi, Franca po barazon pa gola ndaj Turqisë.
Në sfidat e grupit tjetër, Kroacia po fiton 1-0 ndaj Rep. Çeke, falë golit të Ivan Perisic në minutën e 2-të. Në “Metropolitano”, Anglia po kryeson 0-1 ndaj Spanjës, pas penalltisë së shndërruar në gol nga Harry Kane në minutën e 44-të, pas një faulli në zonë nga Pau Cubarsi.