Monday, 16. November 2026
Sport

Modriq hyn në histori, barazon një rekord historik të Messit

GS 16/11/2026 2 Min. Lesezeit

Luka Modriq ka arritur një tjetër rekord të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare, duke regjistruar paraqitjen e 208-të me fanellën e Kombëtares së Kroacisë.

Mesfushori kroat e ka arritur këtë shifër në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Republikës së Çekisë, duke barazuar kështu Lionel Messin në listën e futbollistëve me më së shumti paraqitje për kombëtaret e tyre në historinë e futbollit.

Me këtë arritje, Modriqi renditet në mesin e futbollistëve me më shumë ndeshje ndërkombëtare, duke vazhduar të shkruajë histori me fanellën e Kroacisë.

Ai mbetet kapiten dhe një nga figurat kryesore të përfaqësueses kroate, pavarësisht viteve të shumta në karrierën e tij.

Në historinë e futbollit ndërkombëtar për meshkuj, vetëm Cristiano Ronaldo ka regjistruar më shumë paraqitje se Modriqi dhe Messi, me gjithsej 234 ndeshje për Portugalinë.

Karriera ndërkombëtare e mesfushorit kroat ka nisur më shumë se dy dekada më parë, ndërsa ai vazhdon të jetë një nga liderët e skuadrës, duke shtuar rekorde të reja në një karrierë të jashtëzakonshme.

Modriq është 41-vjeçar.

Teilen: