Presidenti i Federatës së Futbollit të Kuvajtit, Sheik Ahmad Al-Yousef, ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje paraprake me drejtuesit e Barcelonës, për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore midis kombëtares së Kuvajtit dhe klubit katalanas më 25 shkurt 2027, datë e cila përkon me festimet e Ditës Kombëtare të vendit.
Megjithatë, ka një kusht: zhvillimi i ndeshjes varet nga rrethanat e klubit katalanas dhe nëse ata do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt Kuvajtit në datën e propozuar.
Përballja me një ekip të kalibrit si barcelona, do t’i jepte gjithashtu Federatës së Futbollit të Kuvajtit mundësinë për të tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, për të rritur numrin e tifozëve në stadium, si dhe për të përfituar nga përvoja organizative dhe e marketingut, që do t’i shërbejë padyshim dhe për organizime të tjera të rëndësishme në të ardhmen.