Monday, 23. November 2026
Sport

Gruda vazhdon shkëlqimin, në ekipin e xhiros në Bundesligë

GS 23/11/2026 1 Min. Lesezeit

Shqiptari Brajan Gruda po del të jetë protagonisti kryesor te skuadra e Leipzigut pas paraqitjeve fantastike me Gjermaninë në Ligën e Kombeve.

Në fitoren bindëse të Leipzigut 5:1 në udhëtim te Union Berlini, Gruda pati ndikim të madh për 75-të minuta lojë sa ishte në fushë.

Ai shënoi një gol dhe asistoi një tjetër për t’u përfshirë në formacionin e javës së dhjetë të Bundesligës nga faqja e specializuar “SofaScore”.

Për paraqitjen e tij ndaj Union Berlinit, Gruda u vlerësua me notën 8.5 kurse është zgjedhur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, duke e fitoi këtë çmim në kampionat për herën e katërt rresht.

Në 14 ndeshje të luajtura deri më tani, Gruda ka 3 gola e 6 asistime kurse tashmë ka tërhequr interesimin e skuadrave si Bayern, Liverpool e Chelsea.

 

Teilen: