Tuesday, 24. November 2026
Sport

“Dardanet” miqësore me Maltën e Izraelin

GS 24/11/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollistet e Kombëtares së Kosovës, do ti zhvillojnë dy ndeshje miqësore në fund të këtij muaji dhe në fillim të muajit të ardhshëm në Maltë.

Ndërkohë, selektorja Sanije Krasniqi të martën ka publikuar listën e futbollistëve të ftuara për miqësoret me Maltën dhe Izraelin.

“Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Maltë dhe do të shërbejnë për konsolidimin e ekipit dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme ndërkombëtare”, ka njoftuar FFK.

Për këto miqësore, selektorja Krasniqi ka ftuar 23 futbolliste kurse ndeshja e parë do të jetë me Maltën dhe pastaj dueli i dytë me Izraelin.

Maltë – Kosovë, luhet më datën 29 nëntor nga ora 19:00 kurse Kosovë – Izrael më datën 2 dhjetor nga ora 14:00, ndeshje që zhvillohen në qendrën nacionale të futbollit në Maltë.

⚽
UEFA Nations LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: