Tuesday, 24. November 2026
Sport

Liga e Parë vazhdon me ndeshje në mesjavë

GS 24/11/2026 2 Min. Lesezeit

Për skuadrat e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, duket se nuk ka pushim pasi xhiro e radhës do të zhvillohet në mesjavë.

Të mërkurën dhe të enjten, do të zhvillohen nëntë ndeshjet e xhiros së 18-të, ka njoftuar FFK të martën.

Edhe në këtë xhiro do të ketë përballje interesante, ndërsa veçohet ndeshjet derbi që do të luhen në Ferizaj dhe Mitrovicë.

Ferizaj – Liria dhe Trepça ’89 – Prishtina e Re, vlerësohen si ndeshjet kryesore të kësaj xhiroje, të cilat luhen të enjten nga ora 13:00.

Liria e Prizrenit prinë në tabelë me 42 pikë dhe do të dimërojë si kampione vjeshte kurse Ferizaj renditet i dyti me 33 pikë, sa i ka edhe Prishtina e Re në pozitën e tretë kurse Trepça ’89 me 27 pikë zë vendin e tetë.

Ndeshjet tjera të ditës së enjte, që po ashtu nisin nga ora 13:00 janë: Vjosa – Besa, Vëllaznimi – Tefik Çanga, Ramiz Sadiku – Kika, Mitrovica – Trepça dhe Rilindja 1974 – Dinamo

Ndërkohë, xhiro e 18-të e Ligës së Parë, hapet të mërkurën me përballhet Istogu – Suhareka dhe 2 Korriku – Lepenci, që gjithashtu nisin prej orës 13:00.

Teilen: