Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur që Senegali të jetë kampion i Kupës së Afrikës si fitues në fushë, duke anuluar rezultatin zyrtar që u dha në tavolinë për Marokun.
Vendimi i CAS-it, vlerësohet si ditë historike për futbollin pasi ka hedhur poshtë vendimin e Konfederatës Afrikane të Futbollit.
CAS ka treguar pas më shumë se 300 ditësh se kush meriton të shpallet kampion i Afrikës pas finales që u zhvillua në janar të këtij viti në Rabat të Marokut.
Senegali kishte fituar 1:0 në fushë pas shtesave por fillimisht braktisi fushën për 15-të minuta pasi ishte dhënë penallti për Marokun.
Penalltia e Marokut u prit dhe Senegali fitoi në shtesë por Konferendata Afrikane e Futbollit vendosi që Maroku të shpallej kampion i Afrikës pas ankesës së e kishte bërë.
Megjithatë, Senegali reagoi duke e dërguar çështjen në CAS ku edhe tashmë e ka fituar të drejtën e tij.