Friday, 27. February 2026
Sport

Milani nis nga puna për të ardhmen, pas Leaos rinovon edhe idhulli i tifozerisë

GS 31/05/2023 1 Min. Lesezeit

Kualifikimi për në Ligën e Kampioneve, ia ka lehtësuar jo pak punën Milanit për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë kanë nisur nga rinovimet dhe pak kohë pasi arritën akordin me Leaon, një tjetër rinovim është parashikuar.MENJO TEO

Portier Majk Menjo do të jetë pjesë e kuqezinjve deri në vitin 2028. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, portieri francez dhe klubi kanë arritur parimisht marrëveshjen për zgjatjen e kontratës edhe për dy sezone të tjera, duke qenë se kontrata aktuale skadon në vitin 2026.

Menjo përfiton te Milani 2.8 milionë euro në sezon, ndërkohë që në kontratën e re është parashikuar një rritje, që shkon minimalisht 4 milionë euro. Ditët në vijim, pritet që palët të ulen për të përfunduar edhe detajet e fundit të kontratës.

PANORAMASPORT.AL


Teilen: