Inkuadrimit të Lirisë në Superligën e Kosovës i është gëzuar edhe Ballkani.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” duke e uruar skuadrën prizrenase për inkuadrimin në elitën e futbollit vendor, transmeton lajmi.net.
Në urimin e suharekasve, ndër të tjera, thuhet se një derbi të tillë, si ai mes Ballkanit dhe Lirisë mezi e presin dashamirët e futbollit.
Ja urimi i Ballkanit për Lirinë:
“Urime inkuadrimin në Superligë 𝗙𝗖𝗟𝗶𝗿𝗶𝗮!! @fcliriaofficial
Urime kryesisë së klubit, shtabit teknik, futbollistëve dhe tifozëve ‘Arpagjikëve’ për inkuadrimin në Superligë për edicionin 2023/24.
Dashamirët e futbollit tani mezi e presin derbin 04”, thuhej në deklaratën e tyre.
Liria hyri në Superligë pasi e mposhti Ferizajn në barazh pas ekzekutimit të penalltive./Lajmi.net/