Wednesday, 4. March 2026
Sport

Carlo Ancelotti padit Evertonin

GS 12/06/2023 1 Min. Lesezeit

Carlo Ancelotti e vë Evertonin në telashe ligjore. Sipas një raportimi të Guardian, trajneri italian ka marrë vendimin për të ngritur padi kundër ish-skuadrës së tij, në stolin e të cilit ishte nga dhjetori 2019 deri në 2021.

Sipas këtij publikimi, padia është bërë për “marrëveshje dhe kontrata të përgjithshme tregtare”, pa u saktësuar asgjë më shumë për arsyet që e çuan italianin në këtë vendim.

Kërkesa e Ancelottit mund të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi bordin dhe pronësinë e Evertonit . Klubi nga Liverpool po përballet me probleme të mëdha financiare dhe po synon të shesë një numër lojtarësh gjatë verës, pavarësisht se ka shmangur rënien nga Premier League. /G.D abcnews.al/

Teilen: