Wednesday, 4. March 2026
Sport

Arabia Saudite josh edhe Stiven Xherardin, legjenda angleze arrin akordin me klubin e…

GS 12/06/2023 1 Min. Lesezeit

Legjenda e Liverpulit, Stiven Xherard, u shkarkua nga Aston Vila më 21 tetor dhe rreth tetë muaj më vonë, ai duket se ka gjetur klubin e tij të ri. Sipas raportimeve të fundit, tekniku 43-vjeçar ka arritur akordin me skuadrën e Al Etifaq në Arabinë Saudite.

FC Internazionale v Manchester City FC - UEFA Champions League Final 2022/23

Bëhet me dije se Xherard aktualisht në Lindjen e Mesme për të finalizuar marrëveshjen. Al Etifaq sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e 7-të me 37 pikë. 

Vlen të theksohet fakti se anglezi, ka punuar edhe si trajner i parë i skuadrës së  Rejnxhërs me të cilin fitoi kampionatin skocez në sezonin 2020-2021 dhe theu serinë e nëntë fitoreve radhazi të Sëlltik. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: