Wednesday, 4. March 2026
Sport

Mesfushori shqiptar në bisedime me Rizesporin

GS 13/06/2023 1 Min. Lesezeit

Endri Çekiçi është pranë një aventure të re në karrierën e tij.

Mesfushorit i përfundon kontrata në fund të këtij muaji me Koniasporin dhe mes tij dhe klubit nuk është arritur një marrëveshje për të rinovuar dhe e ardhmja e Çekiçit shihet larg ekipit turk.

Por, gjithsesi Endri mund të mbetet në kampionat, pasi Rizespori, skuadra e cila sapo u ngjit nga liga e parë turke, ka arritur një marrëveshje me Ilhan Palut, ish-trajneri i Konias, i cili do të prezantohet këto ditë.

Nga ana tjetër, klubi me pëlqimin e trajnerit Palut ka kërkuar edhe pogradecarin për sezonin e ri.

Sipas atyre që shkruhen në mediat turke, u tha se takimi i parë me Çekiçin ka qenë pozitiv.

Me fanellën e Konias këtë sezon 26-vjeçari ka luajtur 20 ndeshje dhe ka shënuar dy gola e një asist.

Teilen: