• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sheikët i bëjnë nder Asllanit, Brozoviç ndjen aromën e milionave nga Arabia Saudite

13/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Finalja e Ligës së Kampioneve me Interin mund të ketë qenë etapa e fundit e karrierës si zikaltër për një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj skuadre, Marcelo Brozoviç. Kroati u kthye përsëri në nivelet më të larta të tij në muajt e fundit, por ndarja mes palëve për shumëkënd duket e pashmangshme në këtë pikë.

asllani brozovic

“La Gazzetta Dello Sport:” shpjegon se ndarja e kroatit me klubin, është rrjedhojë e situatës ekonomike në klub ku dëshirojnë të ulin shpenzimet, si dhe për të vlerësuar më mirë Çalhanollu, i cili ka marrë përsipër të drejtojë mesfushën. Gjithsesi, zikaltërit nuk do ta lëshojnë me “skonto” futbollistin, pasi kërkohen 25-30 milionë euro për kartonin e tij.

Njukasëll kishte kërkuar lojtarin në muajt e kaluar dhe mund të kthehet përsëri në garë, por ndërkohë raportohet se janë të paktën 2 klube nga Arabia Saudite të interesuara për të. Vetë futbollisti është i hapur ndaj çdo skenari të mundshëm, pasi si Milano, si Premier Liga, si milionat nga Arabia Saudite e tërheqin në mënyrën e tyre.

Një largim i tij do të kërkonte një tjetër investim në mesfushë për Interin, që pret ndërkohë hapin e radhës të Asllanit, i cili do të kishte më shumë hapësira për të treguar vlerat e tij. Në fund të fundit, zikaltrit e afruan për të qenë pasardhësi i Brozoviç dhe shpresojnë që ai të ketë mësuar mjaftueshëm nga kroati për ta zëvendësuar denjësisht kur të vijë momenti.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Liria e cilëson si “goditjen e mbrëmjes”, ky është lojtari që i bashkohet skuadrës nga Prizreni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.