• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dokumentari i Agollit, flet protagonisti dhe Lala: Profesionist i vërtetë, shumë pak e kanë të majtën e tij

13/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-futbollisti i kombëtares, Altin Lala foli për SuperSport në lidhje me premierën e dokumentarit të Ansi Agollit, “Historia ime”. Ish-mesfushori e kujton Agollin si një profesionist të vërtetë ndërsa thekson se Agolli ka qenë shumë bashkëpunëtor me shokët e skuadrës dhe se asnjëherë nuk krijonte probleme.

Kujtojmë se dokumentarin rreth ish-kapitenit të kombëtares Ansi Agolli, mund ta ndiqni në SportNews duke nisur nga ora 21:00

  

“Një djalë shumë i urtë dhe i sjellshëm. Profesionist, ka bërë një karrierë të madhe dhe ka merituar gjithçka. Ka qenë shumë bashlëpunëtor dhe nuk kishte asnjëherë prbleme me Ansin, shumë pak veta e lanë pasur të majtën e tij. ishte i shpejtë dhe ka qenë gjithnjë në shërbim të kombëtares. Agolli ka çfarë ti mësojë të rinjve dhe ai ska ndaluar ansjëherë, vazhdon rrugëtimin.

Sakaq, për gazetarin Jurgen Zela foli edhe vetë protagonisti Ansi Agolli që theksoi se nuk e kishte menduar se do të kishte një dokumentar të tijin, ndërsa shtoi se çdo ndeshje duhet përjetuar si finale.

“Emocionet më të mëdha i kalova gjatë rrugëtimit, është celebrim. Shpresoj që dashamirësit e futbollit ta pëlqejnë dhe të marrin mesazhin. Rrugëtimi ka shumë momente dhe është një maratonë e gjatë, çdo njeri që është i përfshirë në dokumetar ka një “tullë” në arritjet e mia dhe të kombëtares.

Nuk e kisha menduar që do të kisha një dokumetar, por dalëngadalë duke punuar me kokën poshtë dhe i përulur gjithnjë në momentet kulmore, kam vazhduar para për të bërë edhe më të mirë. Ky është sekreti, prandaj kam pasur jetëgjatësi, kam dashur të mësoj gjithnjë e më shumë. Mesazhi? Duhet të punohet fort dhe çdo ndeshje duhet të jetë si finale, sepse futbolli përfundon shumë shpejt”, u shpreh Agolli.

  


Next Post

Skrinjar njofton kalimin te PSG

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.