Tierri Henri nuk e ka kursyer Lautaro Martinezin pas episodit në finalen e Champions League, ku sulmuesi nuk pasoi për shokët e tij të lirë, por vendosi të godiste portën dhe u ndal nga Ederson. “Më vjen keq, por në një rrethanë të tillë duhet të pasosh.
Jo në një, dy apo tri raste, por pasimi është gjithmonë e vetmja zgjidhje e në situata të tilla aksioni do të ishte zhvilluar ndryshe, tani duhet të flejë me këtë peshë”, e nisi komentin e tij në “CBS Sports” francezi, i cili analizoi mundësinë që pati sulmuesi zikaltër.
“Akanzhi e la topin sepse mendoi se portieri do të kishte dalë dhe Lautaro ishte mjaftueshëm i zoti, por nëse do të kishte marrë kohën e duhur do të shikonte që në hyrje të zonës ishte Brozoviç. Ndoshta nuk do të pasonte te Lukaku, sepse do ta kishte të vështirë me Ruben Diazin afër, por nëse do të ruante qetësinë do të shikonte që Brozoviç kishte mundësinë ta dërgonte topin në rrjetë.
Lautaro ama vendosi të shënonte ai dhe jo Interi, por është skuadra ajo që duhet të shënojë. Ishte zgjedhja e tij. E patë Pep Guardiolën, ishte në gjunjë duke u lutur në atë rast”, tha ish-sulmuesi.
PANORAMASPORT.AL