Tuesday, 10. March 2026
Sport

Mbrojtësi shqiptar i jep lamtumirën “zikaltërve” të Interi

GS 30/06/2023 1 Min. Lesezeit

Merkatoja e verës ka nisur me largime nga Interi dhe një ndër futbollistët që i ka dhënë lamtumirën zikaltërve, është edhe mbrojtësi shqiptar Andi Hoti. Mbrojtësi 20-vjeçar do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman ose më konkretisht, te skuadra e Magdeburg.

Palët kanë arritur marrëveshje ditën e sotme dhe vetë klubi gjerman e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të Kosovës.

Hoti e njeh mirë kampionatin gjerman duke qenë se ka luajtur edhe me të rinjtë e Freiburg, teksa ishte i huazuar sezonin e shkuar.

“Me Andi Hotin po marrim një lloj lojtar shumë të trajnuar që dëshiron të bëjë hapin e radhës me skuadrën tonë.

Ai ka potencial të afirmohet edhe në kategorinë e dytë.

Ndryshimi ka qenë pjesë për disa kohë por ka nevojë për gjëra më formale dhe do të ndodhin tani”,- shprehet drejtori sportiv i Magdeburgut Otmar Schork.

Teilen: