Lajpcigu është njoftuar nga Liverpuli se do t’i paguajë klauzolën e prishjes së kontratës mesfushorit Dominik Szobozlait (60 milionë paund/70 milionë euro).
Ylli i Lajpcigut dëshiron t’i bashkohet Liverpulit me Njukasëllin që u tërhoq nga gara për të, gjë që i hapi “Reds”-ave rrugën drejt nënshkrimit të futbollistit të kombëtares hungareze.
Liverpul zhvilloi takime pozitive me përfaqësuesit e 22-vjeçarit të hënën dhe po shtyn përpara me diskutimet për një marrëveshje për 22-vjeçarin, klauzola e lirimit të të cilit skadoi të premten.
Lajpcigu është informuar se anglezët kanë paguar klauzolën e prishjes së kontratës dhe marrëveshja do të firmoset së shpejti. Me lojtarin është arritur edhe marrëveshja personale ndërkohë që ai pritet të udhëtojë drejt Anglisë për të kaluar vizitat mjekësore.
Szobozlai do të jetë transferimi i dytë në “Anfield” këtë verë pas mesfushorit Aleksis Mek Allister nga Brajtoni.
PANORAMASPORT.AL