• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çfarë shkruan mediumi zviceran për Granit Xhakën?

07/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Granit Xhakës për t’u larguar nga Arsenali para përfundimit të kontratës së tij, e cila i skadonte në vitin 2024, është një vendim me perspektiv dhe një vendim në favor të familjes së tij. 

Vendi Rheinland është shtëpia e gruas së tij, Leonitës. 

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës e takoi atë gjatë kohës së tij në Monchengladbach, – shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”. 

“Leverkusen është një klub serioz dhe i mirëmenaxhuar që ka perspektiva, të paktën në Bundesliga I.
Në vitin 1988, Leverkusen fitoi Kupën UEFA, pesë vjet më vonë Kupën DFB. Edhe pse afër ishte disa herë, Leverkusen nuk e fitoi kurrë kampionatin gjerman”,
shkruan mes të tjera mediumi zviceran.

“Në qytetin e vogël mes Kolnit dhe Dyseldorfit dhe i njohur për fabrikën e Bayerit, futbollistët e mëdhenj kanë luajtur herë pas here. Bernd Schuster, Rudi Völler, Michael Ballack, Lucio, Zé Roberto, Toni Kroos, Heung-min Son ose Kai Havertz.

Skuadra aktuale ka Florian Wirtz, Moussa Diaby, Patrik Schick dhe tani Xhakën. Ekipi stërvitet nga Xabi Alonso, i cili po ashtu parashikohet të ketë një karrierë të shkëlqyer si trajner.
 

Xhaka luajti pothuajse 300 ndeshje për ‘Topçinjtë’, duke fituar dy herë FA Cup me ta dhe edicionin që e lamë pas Arsenali përfundoi i dyti në Premier League. “Qëllimi i çdo lojtari është të përmirësohet nga viti në vit. E bëra këtë”, thotë Xhaka.

Si kapiten, kampioni i botës U17 në vitin 2009, pastaj e udhëhoqi ekipin kombëtar të Zvicrës në çerekfinalet e Kampionatit Evropian në vitin 2021 dhe në një raund të dytë të Kupës së Botës dimrin e kaluar në Katar.

Nëse gjithçka shkon normalisht, Xhaka do të drejtojë kombëtaren edhe në Europianin e Gjermanisë në qershorin e ardhshëm. Në shtëpinë e tij të re dhe ndoshta edhe afatgjate”, shkruan ndër të tjera mediumi zviceran.
 

Next Post

Interi nuk heq dorë nga Onana as për 50 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.