Tuesday, 27. October 2026
Sport

Haxhiu sot vizitë në Maqedoninë e Veriut

GS 27/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

“Në kuadër të vizitës, Kryetarja Haxhiu do të zhvillojë takim bilateral me Kryetarin Gashi, si dhe takime me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me Kryeministrin Hristijan Mickoski”, thuhet në njoftimin e Kuvendit

Ajo do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, ndërsa programi i vizitës përfshin edhe vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.

Teilen: