Policia e Fierit ka ndaluar një 56-vjeçar, ish-jurist në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Fier, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Land”. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ndalimi i shtetasit me inicialet H. Z., banues në Fier, u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.
56-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas zhvillimit të operacionit “Stolen Land”, disa javë më parë.
Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendim të datës 17 shtator 2026, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste.
Sipas policisë, ish-juristi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë ushtrimit të funksionit të tij në ASHK Fier.
/rtsh.al/