Tre futbollistë shqiptarë janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Turqisë nga faqja e specializuar “Sofascore”.
Ernest Muçi, Lumbardh Dellova e Amar Gërxhaliu, kanë zënë vend në 11-shen e xhiros së nëntë pasi janë vlerësuar lart për paraqitjen e tyre.
Megjithatë, ndër më të vlerësuarit ishte Muçi me notën 9.3, i cili shkëlqeu në fitoren e Trabzonsporit 4:3 ndaj Rizesporit, në të cilën kontribuoi me tri asistime.
Dellova është vlerësuar me notën 7.6 në triumfin e Amedsporit 2:1 në udhëtim te Samsunspori, ndërsa Gërxhaliu ka marrë notën 7.9 për golin e shënuar në fitoren e Erzurumsporit ndaj Gaziantepit me shifrat 2:1.
E veçanta e kësaj është se të tri skuadrat e lojtarëve shqiptarë në formacionin më të mirë të xhiros, kanë shënuar fitore në ndeshjet që i kishin në udhëtim.
