Ditë reflektimi intensiv për rolin e pykë aspekt ku Milani ka në mendje profile të ndryshme. Njëri është Alvaro Morata, i cili mund të largohet nga Madridi me një transfertë 10 milionëshe (vlera e klauzolës së lirimit). Ai është një lojtar i përdorur më shumë se i sigurt dhe e njeh mirë Italinë dhe Serinë A falë të kaluarës së tij te Juventusi, por paga i rëndë mund të jetë një pengesë.
Më pas është Xhanluka Skamaka, i cili mbi të gjitha i ka sytë e Romës mbi vete. Në anën tjetër të tryezës qëndron Uest Hemi që pagoi 36 milionë (plus bonuse) verën e kaluar dhe për të mbuluar humbjet nuk mund ta japë edhe aq lirë ish-bomberin e Sasuolos. Sidoqoftë, “Sportmediaset” raporton se Milani po tenton të përfshijë edhe Divok Origin në këtë bisedë vetëm për të zhbllokuar një situatë që për momentin duket e ngrirë.
PROFILE ALTERNATIVE – Pastaj në listën kuqezi janë edhe profilet e studiuara së fundmi të Lois Openda dhe Bulaje Dia për të cilin thuhet se ka edhe një ofertë e cila nuk përbëhet nga 25 milionë eurot e klauzolës, por nga nje shifër mjaft e afërt.
Sa i përket Opendës, Lensi vijon të pretendojë 35 milionë euro, pavarësisht se asnjë klub nuk ka avancuar në bisedime me klubin francez. Drejtuesit e “djallit” vijojnë vlerësimin për copëzat e mozaikut dhe korriku do të jetë një muaj kyç për t’i dhënë formë të re enigmës së Piolit.
PANORAMASPORT.AL