Fabio Kanavaro ka bërë një panoramë të asaj që na pret në sezonin e ri të Serisë A dhe për ishmbrojtësin nuk ka dyshime mbi faktin që Napoli do të jetë sërish favorit, pavarësisht se ka humbur një pjesë të rëndësishme si Kim.
“Napoli është në rresht të parë të favoritëve për titull, edhe pse më shqetëson disi fakti që kanë humbur një si Kim. Koreani është shumë i fortë dhe zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë. Megjithatë, duke thënë këtë, Napoli po e prek shumë pak ekipin, një ekip të strukturuar shumë mirë dhe që është një detaj shumë i rëndësishëm. Pasi ke mbërritur një fitore, gjithçka funksionon më mirë dhe është më pak e komplikuar. Ke gjetur rrugën te suksesi dhe ky është padyshim një avantazh. Historia e viteve të fundit ka treguar se nuk ka ndodhur kurrë që për dy vite radhazi titulli të mos jetë i njërës prej Juve, Milan e Inter dhe nëse Napoli do ta arrinte këtë do të ishte diçka e jashtëzakonshme”, ka thënë italiani që u ndal edhe te Milani: “Kuqezinjtë kanë bërë gabim që kanë lënë të shkojë një si Maldini dhe nuk ka të bëjë vetëm me imazhin. Në ndërtimin e skuadrës dhe në menaxhimin e këtyre dy viteve, Paolo ndërtoi një kryevepër edhe për sa u përket llogarive. Milani, edhe për këtë qëndron një shkallë më poshtë se të tjerët”.
INTERI – Në analizën e Kanavaros një vëmendje të veçantë e mori Interi dhe kryesisht reparti i mesfushës bashkë me Kristjan Asllanin. “Interi prej tri vitesh ka organikën më të fortë në Itali. Tani janë përforcuar edhe më dhe kanë marrë lojtarë të fortë dhe të rinj shumë interesantë. Mbrojtësi Bisek është i fortë, Turam nga ana tjetër ka gjithçka për të konfirmuar dhe përmirësuar veten në Serinë A. Fratezi nuk ka karakteristikat e Brozoviçit, por me të dhe Barelën, Interi ka dy avionë për t’u ringritur. Në mes Çalhanoglu ka personalitet, por të mos harrojmë edhe Asllanin që mund të rritet. Zikaltrit kanë ruajtur nivelin”, u shpreh Kanavaro për “La Gazzetta dello Sport”.
PANORAMASPORT.AL