Jan Aurel Bisek, mbrojtësi më i ri i Interit dhe kapiteni i Gjermanisë U21, ka një pasion të madh për basketbollin, por edhe për mjekësinë. Nga pseudonimi tek idhujt zikaltër, ka të paktën 10 kuriozitete që tifozët zikaltër do të zbulojnë më poshtë.
SHEMBUJT ZIKALTËR – Bisek është gjermani i dhjetë në historinë e Interit, një bashkëpunim që shumë shpesh ka dhënë rezultate të mëdha dhe kënaqësi për zikaltrit. Të gjithë përfaqësojnë shembuj për t’u ndjekur, ndërkohë që mes mbrojtësve Jan është frymëzuar nga Lusio dhe Zaneti, ndërkohë që konsideron Miliron si një nga sulmuesit më të mirë që ka parë të luajë.
PSEUDONIMI – Janë disa pseudonime që e kanë shoqëruar Jan gjatë gjithë karrierës së tij dhe ai me të cilin është më afër është Biz, një shkurtim i fjalës biznes në anglisht dhe gjithashtu i mbiemrit Bisek. Një shenjë e ambicies së madhe të mbrojtësit të ri.
PASIONI PËR FUTBOLLIN – Që prej kur mban mend, Bisek kujton se ka luajtur gjithmonë futboll në jetën e tij, një pasion që e ka shoqëruar gjithmonë, i trashëguar nga prindërit e tij.
MBROJTËS FIZIK DHE I VËMENDSHËM – Bisek e përcakton veten si një mbrojtës modern, që i pëlqen të luajë me topin në këmbë. Ndër tiparet më të mira është personaliteti i tij, i cili e ka lejuar të përmirësohet vazhdimisht. Në përgjithësi, Jan e përcakton veten si një mbrojtës fizik dhe i fokusuar.
INTERESI PËR MJEKËSINË – Nëse nuk do të ishte bërë futbollist, Bisek do të kishte dashur të bëhej kardiokirurg. Jan ka qenë gjithmonë i interesuar për mjekësinë dhe para se të bëhej lojtar profesionist në moshën 16-vjeçare ai studioi për të punuar si mjek.
DEBUTUES REKORD – Jan bëri debutimin e tij për Këlnin më 26 nëntor 2017 në një ndeshje kundër Herta Berlinit në moshën 16- vjeçare, 11 muaj dhe 28 ditë, duke e bërë atë debutuesin më të ri gjerman në historinë e Bundesligës.
KAPITEN I GJERMANISË U21 – Kapiteni Bisek bëri 8 paraqitje për Gjermaninë U-21, duke shënuar një gol gjatë Kampionatit Europian, që u zhvillua midis qershorit dhe korrikut.
MBROJTËS ME VES GOLIN – Bisek shënoi 5 gola për Arhus në të gjithë kompeticionet sezonin e kaluar. Midis tyre ishte një goditje e jashtëzakonshme me këmbën e djathtë nga distanca, vendimtare në fitoren e skuadrës.
XHOEL EMBID DHE “PHILADELPHIA 76ERS” – Jan është një sportdashës i madh dhe ndjek në veçanti basketbollin. Është tifoz i “Philadelphia 76ers”, në të cilin luan Xhoel Embid, lojtari i tij i preferuar. Embid është kamerunas, ashtu si prindërit e Jan. Ai është i famshëm në rrjetet sociale me togfjalëshin që përdor “#TrustTheProcess” (besoi procesit”, të cilin Bisek e përdor në të gjitha postimet e tij.
MIQTË DHE VIDEOLOJËRAT – Kur nuk stërvitet, Bisek pëlqen të luajë videolojëra. Jan tregon se është i pamposhtur kur luan videolojëra me miqtë e tij.
PANORAMASPORT.AL