Romelu Lukaku nuk do të kthehet në Angli dhe vendimi i marrë nga ai duket se do të mbetet në fuqi. Mediat italiane raportojnë se Lukaku do të qëndrojë në Itali por me shumë gjasa jo te Interi por te rivalët e përbetuar të Juventusit.
Bardhezinjtë kanë hyrë në garë për shërbimet e tij dhe Çelsit i kanë plotësuar kërkesën monetarë që kanë. Vetë Lukaku ka shprehur shpesh herë dëshirën e tij për të qenë te Interi madje duke ulur edhe pagën por nga klubi zikaltër ende nuk ka asnjë zhvillim dhe nuk ka një ofertë të kënaqshme karshi klubit londinez.
Kjo ka bërë që Lukaku të lodhet nga pritja dhe siç raportojnë në Itali, ai i ka dhënë fjalën Xhuntolit që do të ketë bisedime dhe është në pritje të ofertës. Kohët e fundit, raportohet se Lukaku ka shmangur edhe telefonatat me Interin, teksa Juventusi ka marrë avantazhin për shërbimet e tij.
PANORAMASPORT.AL