Monday, 16. March 2026
Sport

Zyrtare: Për herë të tretë, Vallejo huazohet te ekipi i Myrto Uzunit në La Liga

GS 15/07/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti spanjoll, Jesus Vallejo është larguar nga Real Madrid dhe ka firmosur me klubin tjetër nga La Liga, Granada.

Marrëveshja mes dy ekipeve është vetëm në formë huazimi dëri më 30 qershor të vitit 2024, shkruan Lajmi.net

26-vjeçari te Granada ka qenë i huazuar edhe në vitet 2020 dhe 2021.

Kujtojmë që sezonin e kaluar Vallejo me Real Madrid zhvilloi vetëm katër paraqitje.

Vlera e tij momentale në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon në 2 milionë euro./Lajmi.net/

  


Teilen: