I konsideruar si një ndër talentet më premtues të portës në Evropë, “gardiani” i Manchester City, James Trafford i ka dhënë lamtumirën, “qytetarëve” të tij, teksa ka nisur një “aventurë” të re, te një tjetër klub i Premier League, Burnley.
Për shërbimet e 20-vjeçarit, bordi i Burnley derdhi në “arkat” e Manchester City plot 19 milionë paund, pagesë kjo e ndarë në formulën 15 milionë bazë plus 4 milionë të tjera bonus, çmim ky tepër i arsyeshëm për aftësitë e Trafford.
I i sapo shpalluri kampion me Kombëtaren angleze të moshave, në Kampionatin Evropian U-21, Euro 2023, Trafford ka nënshkruar te Burnley një kontratë 4-vjeçare dhe së shpejti pritet që “gardiani” i talentuar të bëjë dhe debutimin e tij në Premier League. /i.m /abcnews.al