Monday, 16. March 2026
Sport

Messi vazhdon shkëlqimin, asiston në dy gola në fitoren e Inter Miamit

GS 04/09/2023 1 Min. Lesezeit

Ylli i futbollit argjentinas, Lionel Messi vazhdon shkëlqimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te Inter Miami.

Inter regjistroi fitore ndaj Los Angelesit, ndeshje në të cilën Messi sërish la gjurmë.

  

Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së asistoi te goli i dytë i ndeshjes i shënuar nga Jordi Alba (51′), si dhe te goli i tretë i shënuar nga Leonardo Campana (83′). Facundo Farias (14′) e realizoi golin tjetër.

Golin e vetëm për Los Angelesin e shënoi Ryan Hollingshead (90′).

  

  


Teilen: