• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kapiteni Gjimshiti: Në stadium kishte më shumë tifozë shqiptarë sesa çekë

07/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arkëtuar një pikë nga takimi në udhëtim me Republikën e Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

  

Shqipëria mori një pikë falë barazimit 1:1 me Çekinë në stadiumin “Fortuna Arena” në Pragë, shkruan lajmi.net.

“Ishte qëllimi jonë të japim gjithçka në këtë ndeshje. Ata janë fizikisht më të fortë se ne, por nuk do të thotë se do i fitonin duelet, duhet edhe dëshirë. Treguam ndeshje fizike të mirë, të lojës, ndoshta jo shumë. Kjo pikë do të na vlejë shumë. Luajtëm përballë një kundërshtari të fortë që luan në Europiane dhe Botërore. Na kanë shtyrë tifozët. Më shumë ishin tanët se çekët, nga ajo ç’kam kam dëgjuar në fushë. Kishte më shumë shqiptarë”.

“Ky është viti i duhur për mua që kam qenë jashtë në 2016. Atëherë isha i mërzitur. Mentaliteti im është që të vazhdoj gjithmonë përpara. Është viti i duhur për ne të gjithë. Do të kishte qenë diçka shumë e bukur për të gjithë ne”.

“Dje takova babin me disa shokë nga Zvicra, ata ishin edhe në Danimarkë, kur debutova, e mbaj mend mjaft mirë. Para 8 vitesh, shpresoj që të na sjellë fat. Jemi të lodhur, por të lumtur. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës, që është shumë e rëndësishme”, përfundoi Gjimshiti.

Shqipëria me këtë pikë zë vendin e dytë me 7 pikë, një më pak se Çekia lidere.

Kujtojmë se pjesë e Grupit E me Shqipërinë dhe Çekinë janë edhe Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe./Lajmi.net/

  

  


Next Post

Berisha: Nuk duhet të përsëritim golin që pësuam sot

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.