Kosova U21 po përballet sonte me Gjermaninë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar 0:0.
Sfida po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 19:00.
Për “Dardanët” do të jetë kjo ndeshja e tretë në Grupin D.
Të udhëhequrit e Afrim Tovërlanit triumfuan ndaj Estonisë në qershor, kurse pësuan humbje ndaj Polonisë para katër ditësh.
Kosova U21 është e dyta në grup me tri pikë, aq sa ka edhe Polonia U21 si lidere, por me një ndeshje më pak.