Monday, 30. March 2026
Sport

Ndeshja problematike me Rumaninë, vjen reagimi nga Amir Rrahmani

GS 14/09/2023 1 Min. Lesezeit

Reagon Rrahmani pas ndeshjes problematike mbrëmë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka reaguar për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Rumanisë, ku u shfaq një baner ku thuhej “Kosova është Serbi”.

Rrahmani reagoi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Instagram duke thënë se “kur t’i shohim njerëzit si qenie njerëzore, jo si qytetarë të një shteti tjetër, i përmbushim vlerat e humanizmit”.

Kujtojmë se ndeshja mbrëmë u ndërpre për rreth një orë pas shfaqjes së banerit “Kosova është Serbi”.

Në lidhje me këtë, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se Kosova do të kërkojë drejtësi në UEFA dhe CAS.

Teilen: