Graciano Çezari, ish-gjyqtari i njohur italian dhe tashmë moviolist i “Mediaset”, e ka cilësuar drejtimin e derbit të Milanos si thuajse perfekt nga kryesori Simone Soza. Sipas tij, ai kishte bërë gjithçka mirë në episodet që ishin shfaqur gjatë kësaj sfide.
“Simone meriton një 9, perfekt në çdo pikëpamje. Teknikisht dhe nga ana atletike është në një nivel shumë të lartë, nuk e tepron asnjëherë. I jap një notë më shumë pasi ka një lidhje territoriale (nga komuna e Serenjos pranë Milanos) që mund ta kushtëzonte psikologjikisht.
Goli i parë? Është absolutisht i rregullt dueli i fundit mes Çau dhe Turam, ndërsa mund të ketë ndonjë dyshim të vogël te ai i mëparshëm, më energjik, që ka sjellë rrëzimin e Hernandez. Është një çështje intensiteti e shtyrjes me shpatull të Dumfris dhe këtë mund ta vlerësojë mirë vetëm gjyqtari në fushë, ndaj VAR-i nuk mund të ndërhyjë”, tha ish-gjyqtari italian pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL