• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Maji është afati i fundit për shlyerjen e borxhit, Zhang mediton shitjen e Interit në Lindjen e Mesme

23/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Stiven Zhang së shpejti do të duhet të vendosë për fatin e Interit. Shitja nuk ka qenë kurrë kaq e afërt sipas asaj që ka publikuar “Tuttosport”. “Raine Group”, një bankë amerikane e investimeve, e caktuar prej kohësh nga presidenti aktual i zikaltërve për të gjetur investitorë, ka gjetur tashmë një fond të Lindjes së Mesme të interesuar për klubin dhe të gatshëm për të kënaqur dëshirat ekonomike të “Suning”.

zhang

Edhe pse ende nuk është bërë i ditur emri i fondit, sipas medias italiane, blerësi i interesuar është gati të plotësojë kërkesën e Zhangut që e ka vlerësuar gjithmonë klubin më shumë se 1 miliard euro. Deri në zbardhjen e plotë të detajeve, mes palëve ka optimizëm për mbylljen e marrëveshjes, të paktën sipas asaj që filtron nga “Raine Group”.

Përtej optimizmit të bankës së investimeve, vlen të theksohet dëshira e Zhangut për të mbajtur Interin edhe për të shfrytëzuar forcën ekonomike që do të vijë nga formatet e reja të Champions League dhe Kupës së Botës për Klube të krijuar nga FIFA. Opsioni i vetëm që ka në dispozicion presidenti ama për të mbajtur pronësinë e klubit, është rifinancimi i borxhit nga “Oaktree”, por me interes shumë të lartë, një problem jo i vogël për “Suning”.

AFATI I FUNDIT – Një datë e rëndësishme, e rrethuar me të kuqe, është 20 maji i ardhshëm, kur do të shlyhet huazimi i dhënë në maj 2021 nga “Oaktree Capital” ndaj kompanisë “Holding Gran Tower Sarl” me të cilën “Suning” kontrollon Interin. Siç theksohet nga “Tuttosport”, shifra, në atë kohë 275 milionë euro, do të rritet në pothuajse 400 për shkak të interesit prej 12% që peshon mbi kredinë (në dhjetor 2022, për të dhënë një ide, shuma kishte mbërritur në 329.6 milionë euro).

Zhang, i cili vendosi si kapital aksionet e tij të Interit për të marrë financimin, ka dy mënyra të mundshme për të shmangur humbjen e klubit: të shlyejë borxhin ose ta rifinancojë atë, por me interes të dyfishuar, për të çuar më tej afatin. Ky vendim do t’i lejonte “Suning”-ut të mbante Interin, megjithatë do të vendoste kufizime edhe më të rënda në aftësinë e investimit për të forcuar ekipin.

Kjo edhe sepse në të njëjtën kohë, projekti i stadiumit do të duhej të çohej përpara, gjë që është thelbësore për rritjen e vlerës së klubit dhe për të marrë një ofertë edhe më të lartë në rast shitjeje. Në një situatë të tillë, çështja e stadiumit do të jetë e para që do të ndikohet, duke marrë parasysh se Interi ka tashmë një projekt për të ndërtuar një stadium më vete nga Milani, me vendin dhe projektin që mund të ndryshojë nën një pronësi të re.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kukësi “ringjallet” në Korçë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.