• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tre gola ndaj Bochum, Kane futet në rekordet e Bundesliga gjermane

23/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Harry Kane ka hyrë në librin e rekordeve këtë të shtunë pas tregolëshit të shënuar ndaj Bochum, duke u bërë lojtari i parë që shënon gjashtë ose me shumë gola në pesë ndeshjet e para në Bundesliga.

Sulmuesi anglez me tre golat e shënuar e çoi në shtatë numrin e golave të shënuar në elitën e futbollit gjerman. Asnjë lojtar nuk ka shënuar kaq shumë gola në pesë ndeshjet e para në ligë për Bayernin.

Bayern mori avantazhin vetëm katër minuta me të filluar ndeshja përmes Eric Choupo-Moting para se Kane të shënoj golin e tij të parë në këtë ndeshje. Pasi Matthijs De Ligt dhe Leroy Sane shënuan golat e tyre, Kane përsëri u shfaq në skenë ku shënoi nga pika e bardhë për rezultatin 5:0.
Para se ai të kompletojë hat-trick e tij dhe golin e shtatë për ekipin gjerman, ishte Mathys Tel që shënoi golin e gjashtë.

Kane la shenjë edhe në fitoren e Bayern me rezultat 4:3 ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve, duke lënë të nënkuptojmë se ai ka shënuar tetë gola në gjashtë ndeshje.

Anglezi është përfshirë direkt në dhjetë gola në Bundesligën gjermane, duke shënuar shtatë gola dhe duke bërë tri asistime.
Lojtari i vetëm që ka arritur këto shifra në pesë ndeshjet e tij të para në ligë që nga viti 2004, ishte Erling Haaland.

Ndeshja e radhës për Bayernin do të jetë ajo ndaj Preussen Muenster në Kupën e Gjermanisë./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Reagon FC Istogu: Është zënë në “flagrancë” drejtori sportiv i FC Suhareka duke “biseduar diçka” me referët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.