Lacio po kalon një moment të vështirë në Serinë A, teksa në 5 javë ka grumbulluar vetëm 4 pikë. Kryeqytetasit ku aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Monzës.
Imobile shënoi i pari me 11-metërsh në minutën e 12-të, ndërkohë që ish-mesfushori i Interit, Galjardini, arriti të realizonte golin e barazimit në minutën e 36-të. Minutat e mbetura të lojës nuk prodhuan gola.
Për sa i përket Hysajt, ai qëndroi në fushë 56 minuta, teksa më pas u zëvendësua nga Pelegrini. Duelin e radhës Lacio do e luajë sërish në shtëpi, kësaj here ndaj Torinos, ndërkohë që Monza pret Bolonjën.
PANORAMASPORT.AL