Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Mjafton goli i Bruno Fernandez, Junajtid rikthehet te fitorja në kampionat

GS 23/09/2023 1 Min. Lesezeit

Mançester Junajtid duket se ka lënë pas momentin e vështirë, teksa është rikthyer te fitorja në Premier Ligë, pas dy humbjesh radhazi. “Djajtë e Kuq”, mposhtën me rezultatin 0-1 Bërnlin në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë, teksa mjaftoi goli i Bruno Fernandez në minutën e 45-të, për t’i dhuruar 3 pikë të rëndësishme skuadrës së Ten Hag.

Junajtid

Vlen të theksohet fakti se më herët Junajtid kishte gjetur rrugën e rrjetës me Evans, por goli i mbrotjësit u anulua për pozicion jashtë loje.  

Ndërkohë për sa i përket Bërnlin, kjo ishte disfata e katërt në 5 javë, teksa kanë arritur të sigurojnë vetëm 1 pikë deri tani.  

PREMIER LIGE

Sfidën e radhës Mançester Junajtid do e luajë në shtëpi ndaj Kristal Palas, teksa Bërnli udhëton në transfertë ndaj Njukastëll.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: