Tuesday, 7. April 2026
Sport

Rikthim në Itali, ish-“fantazisti” i Atalanta transferohet në Serie A

GS 29/09/2023 1 Min. Lesezeit

Alejandro “Papu” Gomez rikthehet në Itali. Sipas raportimeve të medieve italiane, argjentinasi, që në Serie A ka luajtur me Atalantën, tashmë do të veshë fanellën e Monzas.

Detajet e marrëveshjes mes palëve nuk dihen ende, por sulmuesi pritet të premten në qytetin e Monzas.

“Papu” aktualisht është lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Sevillan dhe te Monza kalon me parametra zero.

Teilen: