Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit, në kuadër të xhiros së tretë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Në një ndeshje interesante dhe me kthesa, Sigal Prishtina ka mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 99:74 (24:12, 26:23, 18:21, 31:18).
Më i miri i ndeshjes ishte Dardan Berisha me 25 pikë.
Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Prishtina pas tri ndeshjeve ka dy fitore dhe një humbje, teksa Ylli ka dy humbje dhe një fitore.
Kjo ndeshjes u ndërpre në pjesën e parë pasi që tifozët hodhën mjetet plasëse në parket.
Sfida rifilloi me tu larguar tifozët. /Lajmi.net/