Nga Benfika te Bolonja, Inzagi kaloi nga strateg ilustrues në trajner të paaftë për të dalë nga binarët e 3-5-2 të tij të pandryshueshëm.
Natyrisht që nëse në fund merr vetëm një pikë pasi je në avantazhin e dy golave dhe jep përshtypjen se je një skuadër e pandalshme është e pashmangshme të lindin dyshime mbi stabilitetin psikologjik të një skuadre, edhe sepse nuk është hera e parë që ndodh. Lautaro shënon një gol fantastik dhe më pas shkakton një penallti shumë të shmangshme. Mbrojtja, në epërsi të qartë numerike, lëviz pa një minimum logjike në kontrollet e ndryshme të topit të Zirkze.
Përqendrimi në momentet kyçe, për shembull, është një kufi mendor që do të duhet të hulumtohet më tej nga Inzagi, i cili shpesh kritikohet për mosndryshimin e sistemit të lojës. A është ky një limit për Interin? Jo nëse do të analizohet rruga e një skuadre që arriti në finalen e Champions League dhe që i bën pikat e forta siguritë kolektive. Fusha ama ndryshon, ashtu si ndryshojnë ndeshjet dhe kundërshtarët. Nga vertikalizimet te rrjedhshmëria, futja e anësorëve dhe gjithë rregullat “inzagiane” mund të interpretohen në mënyrë të ndryshme dhe ndoshta herë pas here një plan B do të ishte i mirëpritur.
PANORAMASPORT.AL